close

UEFA: VETËM 5 MIJË BILETA PËR TIFOZËT E ANGLISË

Më 14 gusht në ‘Vodafone Park’ të Besiktashit në Stamboll do të luhet UEFA Superkupa mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës pra mes Liverpoolit dhe Chelseat. Stadiumi modern, i hapur zyrtarisht me ndeshjen ndaj Bursasporit në vitin 2016, ka një kapacitet prej 38,000 ulësve, por sërish UEFA ka bërë një shpërndarje jashtëzakonisht të ulët vetëm 5000 bileta për dy ekipet pjesëmarrës.

UEFA thotë se dy klubet dhe publiku i përgjithshëm do të marrin 78% të ulësve, me biletat e mbetura që do të shkojnë te komiteti lokal organizues, UEFA dhe shoqatat kombëtare, si dhe partnerët sponsorizues dhe transmetuesit.

Kujtojmë se shtëpia më e madhe e futbollit evropian kishte ndarë përafërsisht të njëjtin numër të biletave edhe për finalen e Ligës së Evropës, mes Chelseat dhe Arsenalit. Ky vendim i tyre absolutisht nuk është mirëpritur nga dy tifozëritë. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!