close

UFC 239: NUNES MBRON TITULLIN KAMPION

Amanda Nunes ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg), duke mundur me nokaut teknik në raundin e parë ish-kampionen e botës së këtij Divizioni, Holly Holm.

Ky meç ishte i vlefshëm për eventin UFC-239, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas. Kjo ishte fitorja e 18-të në karrierën e saj nga kundërejt 4 humbje. Nunes mban njëkohësisht edhe titullin e peshës “featherwight”, ku pritet të zhvillojë duelin e radhës. Për Holm kjo është humbja e katërt në kafaz. /Agjencitë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!