close

UFC-240: HOLLOWAY MBRON TITULLIN KAMPION BOTE

Max Holloway mbrojti sot titullin kampion bote në peshën “featherweight”, duke mundur me vendim unanim të gjyqtarëve Frankie Edgar, duel i vlefshëm për eventin UFC-240. Ky ishte triumf i merituar i amerikanit i cili në karrierë ka 21 fitore dhe 4 humbje në kafaz. Max Holloway, për të tretën herë mbron titullin e këtij Divizioni, ku konfirmohet si një përbindësh. Për Edgar kjo është humbja e 7-të në karrierë, ku ka arritur edhe 23 fitore e 1 duel pa rezultat.

Sfida e zhvilluar në Kanada ishte mjaft e fortë në të 5 raundet, ku të dy sportistët shkëmbyen grushte pa fund mes tyre. Gjithsesi, përvoja e Holloway në sfida të tilla bëri diferencën në kafaz, teksa me goditjet e tij i shkaktuan mjaft dëmtime rivalit. Amerikani pati epërsi në raundet e para dhe duke parë se nuk e fitonte dot duelin me “KO” nisi të administrojë avantazhin, duke triumfuar me meritë. /Agjencitë/