Votuesit në Ukrainë të dielën do të hedhin votën e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që përcakton fatin e presidentit aktual Petro Poroshenko. Sipas sondazheve, rivali i Poroshenkos, 41 vjeçari komedian, Volodymyr Zelenskiy, ka mbështetje më të madhe.
Një sondazh i publikuar më 18 prill, tregon se 57.9 përqind e votuesve thonë se do të votojnë për Zelenskiyn, derisa 21,7 përqind mendojnë të votojnë për Poroshenkon. Zelenskiy, që ka udhëhequr fushatën e tij kryesisht në rrjete sociale, ka përfituar nga rënia ekonomike, korrupsioni endemik dhe lufta e vazhdueshme kundër separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. /Agjencitë/