Ukraina pa energji elektrike, Zelensky denoncon sulmin e fundit rus në fjalimin në OKB

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për krime kundër njerëzimit pasi një sulm tjetër raketor ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainë. Përmes videolidhjes, Zelensky tha për Këshillin e Sigurimit të OKB-së se “formula e terrorit” rus kishte bërë që miliona njerëz në Ukrainë të jenë pa energji elektrike, pa ngrohje dhe pa ujë në temperatura të ftohta nën zero gradë. Zyrtarët ukrinas deklaruan se sulmet vranë të paktën shtatë persona.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Të tre termocentralet ende nën kontrollin e Ukrainës u shkëputën nga rrjeti dhe uzina e Zaporizhzhia – më e madhja në Evropë, u detyrua përsëri të mbështetej te gjeneratorët me naftë për të fuqizuar sistemet e saj të ftohjes dhe pajisjet kryesore të sigurisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka shprehur shqetësim të madh për centralin e kontrolluar nga Rusia në Zaporizhzhia, i cili ka pësuar dëme nga bombardimet në Ukrainë. Me fillimin e dimrit, Moska ka rritur sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Zyrtarët deklarojnë se sulmet me raketa të Rusië në termocentrale kanë shkaktuar dëme kolosale./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share