close

UMIT KARAN: NE NUK LUAJMË PËR BARAZIM

Pas barazimit të mirë nga ndeshja e parë kualifikuese për Europa Ligë, skuadra e Shkupit me optimizëm pret ndeshjen kthyese kundër Pyunik nga Armenia një skuadër e cila asnjëherë nuk është eliminuar nga ekipet e Maqedonisë së Veriut. Strategu turk theksoi se nga futbollistët e tij nuk do të kërkojë që të luajnë 0-0, por të aplikojnë lojë ofensive.

Në garat evropiane gabimet nuk falen, edhe pse ne në kampionatin tanë mund të gabohet dhe të bëhen përmirësime, por kundërshtarët evropiane nuk falin asnjë gabim. Më vjen keq për rezultatet e ekipeve tona në garat evropiane. Na pret një ndeshje e rëndë pasi Pjuniku është skuadër e fortë. Ne nuk do të luajmë që me barazim 0-0 të kualifikohemi, por do të luajmë lojën tonë dhe shpresojmë se mund të kualifikohemi,”, deklaroi Umit Karan trajner i FC Shkupi

Kapiteni i Shkupit, Muarem Bajrami, për ndeshjen kthyese kundër Pjunikut theksoi se barazimi në Armeni është një epërsi e madhe për ata, por potencon se ndeshja e kthimit do të jetë dy herë më e vështirë.

Vërtet kemi rezultat pozitiv, por ky rezultat nuk do të thotë asgjë sepse po shihet se tani në futbollin modern secili ekip luan futboll dhe ai rezultat që e kemi arritur në Armeni nuk do të thotë që kemi përparësi. Përkundrazi mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë” tha Muharem Bajrami kapiten i FC Shkupi.

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Pyunik do të luhet të enjten me fillim prej orës 20:30 minuta në stadiumin Todor Proeski në Shkup. Hyrja për publikun është falas. /Shaban Sinani/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!