Unioni Afrikan e pezulloi anëtarësinë e Sudanit, pasi autoritetet atje i shtypën dhunshëm protestat pro demokracisë, duke vrarë dhjetëra njerëz në kryeqytetin Kartum. Organizata pan-afrikane paralajmëroi veprime të mëtejshme nëse ushtria nuk e transferon pushtetin te një autoritet civil – çfarë është kërkesë kyçe edhe e protestuesve pro demokracisë. Aktivistët e opozitës thanë se një grup paramilitar ka vrarë 108 njerëz këtë javë, por, sipas zyrtarëve, bëhet fjalë për 46 viktima. /Agjencitë/
UNIONI AFRIKAN E PEZULLON ANËTARËSINË E SUDANIT
