close

URAGANI “DORIAN” DREJT KAROLINËS VERIORE DHE FLORIDËS

Guvernatorët e Floridas dhe Karolinës Veriore kanë nisur urdhra për evakuim të detyrueshëm në disa pjesë të këtyre vendeve teksa Uragani Dorian, një stuhi e kategorisë së pestë me erëra deri në 295 kilometra në orë, u afrohet brigjeve të kësaj zone. Miliona banorë janë përgatitur për këtë stuhi. Qendra Kombëtare për Uragane ka thënë se stuhia pritet të përfshijë brigjet e Floridës në orët e vona të 2 shtatorit. /Agjencitë/