close
Vendi

URDHËRI EKZEKUTIV I BAJDENIT: REAGIME NGA PARTI POLITIKE

43F4A789-0349-40C1-B77D-9B2E33980126

VMRO-DPMNE DHE “E MAJTA” KUNDËR MARRËVESHJEVE


Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespës i mudësuan Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e klubit më elitar në botë – NATO, por edhe të arrijë një hap afër fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjë për të cilën kanë ëndërruar shumë gjenerata, ndërsa nga politikanët në të kaluarën kanë marrë vetëm premtime. Në këtë mënyrë Zv/Kryeministri Lupço Nikolovski e interpreton zgjerimin e listës së personaliteteve që potencialisht mund të hynë në “listën e zezë amerikane”, të padëshirueshëm për tokën e SHBA-ve dhe pa mundësi për transaksione financiare, në qoftë se i pengojnë të dyja marrëveshjet ose në mënyrë tjetër e frenojnë demokratizimin e Ballkanit perëndimor.

LUPÇO NIKOLOVSKI, ZV/KRYEMINISTËR

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vendosën të qëndrojnë edhe pas Marrëveshjes së Ohrit, edhe pas Marrëveshjes së Prespës dhe këta janë themelet e kësaj rrugë të re të kësaj shoqërie moderne, e transformuar sipas rrugës evropiane, me marrëdhënie ndëretnike stabile, e orientuar drejt zhvillimit, përparimit, integrimeve dhe mendoj se ky është mesazh për të gjithë ata që e bllokojnë dhe dëshirojnë t’i bllokojnë dhe t’i frenojnë të gjitha proceset në shtet.”

Deputeti Antonio Miloshoski nga opozitarja VMRO-DPMNE, duke mos e kontestuar të drejtën e SHBA-ve për mbrojtje të interesave të tyre kombëtare, thekson se partia e tij edhe më tej do të udhëhiqet nga vullneti i popullit në raport me Marrëveshjen e Prespës, duke aluduar në referendumin për këtë çështje, në të cilin Marrëveshja nuk e mori mbështetjen e dëshiruar.

ANTONIO MILOSHOSKI, VMRO-DPMNE

“Ne jemi legalistë dhe vetëm këtë mënyrë do ta respektojmë si raport kundrejt kësaj marrëveshje. Ajo që është posaçërisht e rëndësishme për ne është që të respektohet vullneti i popullit dhe ajo që e vërejmë me kënaqësi është se vendoset theks në luftën kundër korrupsionit në gjithë rajonin, si fenomen që i rrezikon jo vetëm marrëveshjet por edhe të drejtat e njeriut, ekonominë dhe sigurinë kombëtare, të vendeve, të aleatëve dhe të vetë rajonit. 

Urdhëri ekzekutiv I Presidentit Bajden për sanksione ndaj të gjitha subjekteve që janë Kundër Marrëvehjes së Ohrit dhe të Prespës, është pjesë e politikës së jashtme imperialiste të SHBA-ve që operon me presione, sanksione, kërcënime dhe intervenime ushtarake – me politikë të dhunës, thuhet në një reagim nga partia “E Majta”.

PARTIA “E MAJTA”

“Marrëveshjet si të Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë shkaktojnë jostabilitet rajonal e jo e kundërta. Përvojat ndër vite tregojnë se Marrëveshja e Ohrit është vetëm vegël për të kënaqur interesat e ngushta partiake të BDI-së, që tashmë 20 vite është në pushtet në Maqedoni. Nga ana tjetër, derisa opozita maqedonase është e bllokuar në fundamentalizmin perëndimor nuk presim rezistencë autentike kundër marrëveshjeve të këtilla”

Ndryshe, urdhëri ekzekutiv që e ka nënshkruar Presidenti Xho Bajden për Ballkanin Perëndimor, parasheh që personat dhe subjektet që do ta pengojnë Marrëveshjen e Ohrit apo të Prespës, ose paraqesin kërcënim për zbatimin e tyre do të vehen në “listën e zezë” të SHBA-ve që do të nënkuptojë ndalesën për hyrje dhe ngrirjen e pronës dhe mjeteve që gjenden në territorin amerikan. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia