close

US OPEN: GJOKOVIQ E FEDERER NISIN ME FITORE

Serena Williams mundi Sharapovën, eliminohet Kerber


Nuk ka surpriza në ndeshjet e para të raundit të parë të grand slam-it të US Open në tenis. Numri 1 në botë dhe kampioni në fuqi Novak Gjokoviq, fitoi me lehtësi 3-0, ndaj spanjollit Roberto Carballes Baena. Ndeshje e dominuar nga serbi, që e nis me fitore mbrojten e titullit.

Fitore në raundin e parë ka shënuar edhe Roger Federer, i cili me përmbysje mundi 3-1 indianin Sumit Nagal. Fitore në raundin e parë kanë shënuar edhe Wawrinka, Nishikori dhe Medvedev.

Në kategorinë e femrave përballja e dy ish-numrave të parë në botë dhe fituese të këtij turneu, rivale të përjetshme, Serena Williams dhe Maria Sharapova përfundoi me fitoren e amerikanes 2:0.

Fitore në raundin e parë kanë shënuar edhe Venus Williams, që mundi 2-0 kinezen Saisai Zheng. Surpriza më e madhe e raundit të parë është eliminimi i tenistes gjermane Angelique Kerber, fituese e këtij turneu tre vite më parë. Ajo humbi 2-1 nga francezja Kristina Mladenoviq. Në raundin e dytë janë kualifikuar edhe çekja Karolina Pliskova, tenistja amerikane Madison Keys dhe ajo britanike Johanna Konta. /Agjencitë/