close
Vendi

UT HAP PARKUN TEKNOLOGJIK “APOLON”

FFD965DD-8422-42FA-ACC3-4986AD9E4863

FERATI:  BASHKËPUNI TË VAZHDOJ PËR TË  RRITUR MUNDËSI TË REJA KONKURRUESE


Sot në Univeristetin e Tetvoës është promovuar parku teknologjik Apolon, që ka për qëllim t’ju shërbej studentëve të fakultetit ekonomik dhe shkencave kompjuterike. Përmes një infrasturkutre bashkëkohore teknologjike studentët do të mund të zhvillojnë diapazonin e njohurive si dhe të transformojnë atë në veprime praktike.

Profesori univesitar Dr.Kenan Ferati në cilësinë e stafit akademik por dhe donatorit nga sektori privat shpreson që ky bashkëpunim me Universitetin e Tetovës të vazhdoj duke rritur inovacionin dhe mundësitë e reja konkurruese.

QENAN FERATI- PROFESOR UNIVESITAR, UT

“Kjo ndodhi ka karakter shumë fisnik e cila në inagurimin e qendrës apo parkut teknologjik apolon unë si staf I universitetit por edhe nga sekori privat ndjej kënaqeësi të madhe që kët punë ta realizojmë së bashku me UT, shpresoj që kështu invesime dhe donacione do të ketë edhe në të ardhmen nga ana jonë.

Në këtë event present ishte edhe ZV.kryeministri Grubi dhe kryetari I integristëve ,profesorë e përfaqësues të bizneseve ndërkaq nuk munguan as përfaqësues të intitucioneve qeveritare, të cilët përgëzuan punën e stafit akademik dhe donatorit.

ARTAN GRUBI-ZV KRYEMINISTËR

“Përgëzoj rektoratin rektorin vetë , profesorët dhe investitorin privat për bashkëpunimin me rektoratin në sjelljen e ketyre risive në kuadër të UT I cili cdo ditë e më tëpër po bëhët më I përputhshëm me sfidat e së nesërmes.

Ky park do ju mundësoj studentëvë një mjedis më të përshtatshëm akademik dhe praktik si dhe mundësi të reja në industrinë e RMV-së. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia