close
Top LajmeVendi

UT: SHËNOHET 24 VJETORI I LIGJËRATAVE TË PARA

Screenshot_3

Çeliku: Kuadrot e këtij universiteti jetike për shoqërinë


Nën patronatin e Rektorit të Universitetit të Tetovës Vullnet Ameti, u organizua akademi përkujtimore kushtuar 24 vjetorit të themelimit të Universtitetit të Tetovës, ku u bënë homazhe tek busti i Abdilselam Eminit, rektorit të parë Fadil Sulejmani, si dhe tek muzeu i Universitetit.

24 vite universitet, ku janë dhënë kuadro, të cilat i ecin proceset politike, shoqërore, si dhe proceset e tjera jetike për shoqërinë, kështu u shpreh Arbër Çeliku Pro Rektor për Çështjet Evropiane në Universitetin e Tetovës.

Themelimi i Universitetit të Tetovës dhe fillimi i ligjeratave të para janë disa nga ngjarjet më të rëndësishme të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Çështja e ligjeratave të para nuk ka qenë një proces i Ieht, por një proces i përcjellur me shumë sfida dhe vështirësi theksoi Profesori Universitar Jusuf Zendeli. Ai shtoi se më në fund u arrit që të zhvillohet procesi i këtyre ligjeratave të para në vitin 1995.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti si çdo vit edhe sot u bënë homazhe tek busti i Abdylselam Eminit, varri i Fadil Sulejmanit si dhe tek muzeu i Universitetit të Tetovës. /Lindita Aliu/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia