close

VAJZAT FUTBOLLISTE: MES PASIONIT DHE PARAGJYKIMEVE

FUSHATA “ÇE PSE“ NË MBËSHTETJE TË KFF “SHKËNDIJA”


Paragjykimi dhe diskriminimi ne baza gjinore shpesh është demotivuese por edhe jo motiv për të lënë deshirën dhe pasionin për futbollin. Vajzat e klubit te futbollit për femra “Shkëndija” së bashku me dy trajnerët e tyre punojnë rreshtas tri vjet vullnetarisht për të prezentuar vendin në gara të ndryshme. Pas njoftimeve për shuarrjen e këtij klubi, së fundmi në mbështetje të klubit është organizuar dhe fushata “Çe Pse”.

Çka do behesh kur të rritesh? Pyetje kjo që nuk duhet te cenzurojë pergjigjen e asnjërës gjini duke ndjekur instiktin dhe dëshirën për të sfiduar paragjykimet. 20 vajza të gatshme për futboll, nëntë prej tyre pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriu në futbollin për femra.  Të fuqizuara nga pasioni për futbollin dhe me dy trajnerë që vullnetarisht duan t`i bejnë krenarë qytetarët përmes KFF “Shkëndija” në garat Evropiane, këta vajza po thyejnë paragjykimet.

Përballja me paragjykimet është e veshtirë për vajzat e futbollit. Një mentalitet i këtillë mund të jetë demotivues për shumë vajza por jo edhe për këta që pasion kanë futbollin.  Trajnerja Arita Loki adresoi edhe një porosi bazuar në potencialin e vajzave për futboll.

Vullnetarisht, të mbështetur nga familja, për këto tre vite vajzat e klubit të futbollit stërviten për një qëllim, të realizojnë ëndrrën e tyre: Të bëhen kampione.

Aktivitetet në mbështetje të Klubit të Futbollit të Femrave Shkëndija, aktivistja Anita Latifi i sheh si fushatë përtej përkrahjes sportive.

Si rezultat i mungesës financiare dhe mospërkrahjes institucionale muaj më parë ky klub rrezikohej të shuhej. Një mundësi e këtillë ngjalli reagime të shumta në opinion, ku një grup entuziastësh në rrjetet sociale ndërmorën iniciativë përmes fushatës “Çe Pse?” duke numëruar shumë arsye, se përse duhet të funskionojë ky klub i futbollit për femra dhe janë duke bërë përpjekje maksimale që zëri i tyre të dëgjohet kudo, në mbështetje të klubit. /Artina Zeqiri/