close
Vendi

VAKSINAT E BE-së MBËRRIJNË NË BALLKANIN PERËNDIMOR

483B5181-5E49-4932-8179-4BD39BE8194D

Ballkani Perëndimor sot merr vaksinat e para nga BE-ja. Maqedonia e Veriut duhet të merr 4.680 doza.

Serbia dhe Mali i Zi janë vebdet e para nga Ballkani Perëndimor ku do të arrijnë vaksinat e para, pjesë të ndihmës së BE-së në betejën anti-covid. Serbia do të marrë 1.170 doza, kurse Mali i Zi – 2.340.

Pjesën më të madhe të vaksinave duhet ta merr Bosnja e Hercegovina – 10.530, që duhet të arrijnë gjatë ditës së nesërme, njëjtë sikurse edhe në RMV, Shqipëri dhe Kosovë. Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sikurse për ata të Shqipërisë dhe Kosovës janë destinuar nga 4.680 doza.

Koordinimin në procesin e dorëzimit të vaksinave nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor e ka marrë Austria. Ministri I Jashtëm austriak Aleksander Shallenberg, nesër së bashku me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelji, në B e H solemnisht do t`I dorëzojnë vaksinat “Pfizer” Kryeministrit Zoran Tegetlija.

Radio Televizioni austriak ORF, ka njoftuar se Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, pjesën më të madhe të vaksinave nga BE-ja duhet ta marrin deri në Gusht. Nga 651.000 dozat, një e treta apo 214.000 do t`I jepen B e H, 145.000 Shqipërisë, 119.000 Maqedonisë së Veriut, 95.000 Kosovës, 42.000 Malit të Zi dhe 36.000 Serbisë.

Austria, me urdhëresë të BE-së, ka lidhur marrëveshje me Pfizer/Biontech për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave për ndihmë vendeve të Ballkanit si dhe ka marrë ndërfinancimin e procesit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia