close

VALA E TË NXEHTIT: KUJDES EKSPOZIMIT NË DIELL

Ndryshimet klimatike duke llogaritur edhe rritjen enorme të temperaturave të jashtme dhe rritja e intensitetit të kushteve ekstreme klimatike paraqesin një kërcënim për shëndetin e njeriut. Rritja e temperaturave mesatare ndikon në paraqitjen e dukurive të valës dhe ekstremit të motit të nxehtë. Në këtë periudhë është e zakonshme që të rritet numri i pacientëve. Por mjekët rekomandojnë kujdes maksimal.

Efektet shëndetësore mund të manifestohen përmes dehidrimit, goditjes së nxehtësisë dhe paraqitja e problemeve kardiovaskulare e respiratore. Por, për shkak të rrezeve të dëmshme të diellit bëhet thirrje për kujdes gjatë ekspozimit në diell.

Më të ndjeshëm ndaj dukurive të efekteve negative si rezultat i ekspozimit në temperatura të larta janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzana dhe personat me sëmundje kronike që janë me aftësi të zvogëluar të rregullimit të temperaturës së tyre trupore. Rekomandohen që këto persona të mos dalin pa nevojë në ambiente të jashtme nga ora 11.00 deri ora 17.00. /Klan Maqedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!