close

VALA E TË NXEHTIT RREZIKON SHKRIRJEN E AKULLIT NË GRENLANDË

Vala e të nxehtit që ka përfshirë disa pjesë të Evropës, duket se do të bartet në Grenlandë, duke rrezikuar shkrirjen e shtresës së dytë më të madhe të akullit në botë, kanë thënë Kombet e Bashkuara të premten. Ajri i nxehtë që është bartur nga Afrika Veriore ka rritur temperaturat evropiane më 25 korrik për 2, 3 apo 4 gradë Celsius, ka thënë zëdhënësja e Organizatës Botërore për Meteorologji, duke e përshkruar këtë fenomen si “absolutisht të pabesueshëm”.

Parisi ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë më 25 korrik, 42.6 gradë Celsius, derisa alarmi i kuq i nivelit më të lartë është lëshuar në veri të Francës.Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda po ashtu kanë regjistruar rekord të temperaturave, 41.8 gradë Celsius, 41.5 respektivisht 40.7 gradë Celsius. Ndërkohë Britania ka shënuar temperaturën më të lartë për muajin korrik, 38.1 gradë Celsius. /Agjencitë/