close

VALA E TË NXEHTIT: SHKRIHEN ISHUJT GREENLAND 

Vala e të nxehtit që javën e kaluar mbërtheu Evropën dhe theu rekordet e temperaturave, tani është zhvendosur në Greenland dhe rezultatet janë të dukshme. Shtresa e dytë më e madhe e akullit në botë, po shkrihet shpejt dhe vala e të nxehtit po përshpejton procesin. Vetëm në korrik, Greenlanda humbi 160 milionë tonë akuj. Pavarësisht se kjo në dukje po ndodh larg Evropës, pasojat do të ndjehen kudo. 

Sezoni i shkrirjeve zgjat deri në fund të gushtit dhe vetëm atëherë do të mësohet, sipas ekspertëve, shkalla e shkrirjes. Vec të tjerash, këtë vit, sezoni i shkrirjes nisi një muaj më herët se zakonisht. Kjo, bashkë me të nxehtin ekstrem të qershorit, që u pasua nga temperaturat e larta të korrikut, që kulmuan me valën aktuale të të nxehtit, kanë kontribuar në një shkrirje të madhe të akujve. /Agjencitë/