Ndeshja zhvillohet më 25 maj në Sevilja
Në finale të Kupës së Mbretit në Spanjë do të përballen ekipi i Valencias dhe Barcelonës. Valencia ka fituar 1-0 ndeshjen e kthimit në “Mestalja” ndaj Betis dhe është kualifikuar për në finalen e madhe të “Copa del Rey”.
Skuadra e Marselinho-s është pritur nga një tifozeri e zjarrtë jashtë stadiumit në prag të gjysmëfinales së dytë. Pasi sfida e parë kishte përfunduar 2-2, gjithçka mbetej e hapur për ndeshjen e kthimit. Golin e vetë në këtë takim që ishte edhe vendimtar e shënoi Rodrigo-s në minutën e 56’ të takimit.
Ndërsa një ditë më parë Barcelona e mposhti Real Madridin 3-0. Ndeshja e cila do të vendosë se kush do ta ngrejë trofeun e “Copa del Rey” do të luhet më 25 maj në Sevilja, pikërisht në stadiumin “Benito Villamarin”. /Agjencitë/