Eksperti belg dhe ish-ndërmjetësi në zgjidhjen e krizës politike Piter Van Hojte ka shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit në Prokurinë Speciale. Ai thotë se sistemi i drejtësisë në Maqedoni po devalvohet me një shpejtësi të madhe.
Ish-ndërmjetësi i BE-së për zgjidhjen e krizës politike në vend, Piter Van Hojte, duke komentuar zhvillimet e fundit në PSP, në Facebook ka shkruar se sundimi i së drejtës, me një shpejtësi të madhe, po merr tatëpjetën. Ai me mesazh se çfarëdo që ka ndodhur në PSP, me rëndësi është që të ndalen spekulimet dhe të lejohet që PSP-ja ta përfundojë punën. Sipas tij, nëse ka keqpërdorim të fuqisë, njerëzit e involvuar duhet të gjykohen.
“Duke analizuar ndodhitë, pyetja ime e parë është: Përse njëherësh e gjithë kjo po del në sipërfaqe? Kush qëndron pas kësaj? A thua Katica Janeva ka ardhur deri tek njerëz për të cilët beson se janë të pakapshëm dhe mbi ligjin? Si përgjigje të pyetjes “kush ka interes që kjo të ndodh”, mund të jap një listë të gjatë emrash, por kjo nuk do t`i ndihmojë vendit të shkojë përpara. Megjithatë, një gjë është e qartë: politikanët plotësisht dështuan.” –ka shkruar Piter van Hojte në fejsbuk.
Sipas Van Hojte, çfarë do që të ndodh, hetimet për bisedat e përgjuara duhet të vazhdojnë dhe të gjithë të involvuarit duke llogaritur edhe ish-Kryeministrin Nikola Gruevski, duhet të ndiqen dhe eventualisht të gjykohen. Ai thotë se BE-ja dhe Kryeministri hungarez Viktor Orban duhet të jenë të vetëdijshëm se një personaliteti të tillë nuk duhet t`i jepet azili, kurse njëkohësisht të kërkojnë nga Maqedonia e Veriut ta respektojë sundimin e së drejtës. /Klan Macedonia/