close

VANESA MEJ NË HAPJEN E “VERËS SË OHRIT”

Paralajmërohet pjesëmarrja e sopranos Inva Mula


Festivali i muzikës dhe teatrit “Vera e Ohrit” këtë herë në hapjen tij më 12 korrik e paralajmëroi pjesëmarrjen e violinistes atraktive britanike Vanesa Mej, por edhe emra të tjerë atraktivë të cilët do të interpretojnë në 40 ditët e festivalit. Nga Shqipëria është paralajmëruar pjesëmarrja e sopranos Inva Mula.

Udhëheqësia e “Verës së Ohrit” për edicionin e 59-të paralajmëron pjesëmarrjen e artistëve të njohur ndërkombëtarë, atraksione dhe skena të rinovuara të interpretimit…… Ylli botëror i violinës elektrike Vanesa Mej do ta hapë festivalin, e shoqëruar nga Filharmonia e Maqedonisë… Drejtoresha e festivalit Natasha Popoviq deklaron se cilësia e programit e pozicionon “Verën e Ohrit” lart në Evropë.

“Emrat më në zë botërorë dhe tradita e suksesshme 58 vjeçare na kanë ngritur në vendin e tretë në Asociacionin evropian të festivaleve. Kjo është vërtetim se jemi festival i njohur gjërësisht dhe i pranuar.”-shprehet Natasha Popoviq, Drejtoreshë e Festivalit.

Në pjesën e muzikës, midis emrave të njohur është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e violonçelistit rus Denis Shapovalov, sopranos nga Shqipëria Inva Mula, violonçelistit serb Stefan Milenkoviq dhe të tjerë. Përzgjedhësi i programit dramatik, Aleksandar Popovski theksoi se kërkohet mënyrë si këtë vit në Ohër në festival të futet edhe një vepër e një prej dramaturgëve më produktivë maqedonas, Goran Stefanovski, i cili vdiq para disa kohësh.

“Do të përpiqemi dhe kjo është dëshira më e madhe, këtë herë “Verën e Ohrit” t’ia dedikoj njeriut që është meritor për gjenerata të tëra të artistëve të teatrit, Goran Stefanovski. Për të “Vera e Ohrit” ishte diçka e veçantë.”tha Aleksandar Popovski – Përzgjedhës i Programit Dramatik.

Në pothuajse 6 dekadat e kaluara në skenat e Ohrit kanë interpretuar edhe tenori spanjoll Hoze Kareras, violonçelisti francez Andre Navara, violinsiti rus Leonid Kogan, dhe shumë të tjerë. Pjesë e festivalit janë edhe koncertet e Rinisë muzikore të Maqedonisë. /Biljana Georgievska/