close
Rajoni

VARHELYI: QERSHORI, MUAJI I VENDIMEVE TË MËDHA PËR NEGOCIATAT

679097F8-6B4D-4C1D-AF77-B380F662B9A9

“30 MLD EURO PER RAJONIN”. RAMA: NE I KEMI KRYER DETYRAT TONA


Teksa Shqipëria  është në pritje të konferencës ndërqeveritare, që shënon dhe hapjen e  negociatave me Bashkimin Europian , një sinjal “pro” mbajtjes së saj erdhi nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Vaheji, I cili lajmin e dha në Tiranë, ku drejtoi  Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Optimizmin e tij zyrtari I lartë i Brukselit se fsheu aspak në krah të kryeministrit Rama gjatë një konference të përbashkët  për shtyp, duke e cilësuar  qershorin muajin e vendimeve, për të cilin, tha se po punohet fort nga ana e BE-së, që Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut t’I ndizet më në fund drita jeshile.

OLIVÉR VÁRHELYI – KOMISIONER PËR ZGJERIMIN NË BE

“Është qershori i këtyre vendimeve, pra do duhet të merren këto vendime. Ne po punojmë vërtet fort, edhe në këto momente, prapa kuintave të themi, sepse kjo është ajo periudhë e demokracisë së heshtur që ne të gjejmë zgjidhje. Duam që të organizohen dy konferenca te para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriut dhe kemi këtë Samit të sotshëm që të tregojmë rezultatet për qytetarët e këtij rajoni. Pra, ky muaj, ky vit, mund të jetë vërtetë muaji apo vitit i Ballkanit Perëndimor, por ne të gjithë duhet të tregojmë rezultate, arritje dhe ky është mesazhi që doja të sillja, jo vetëm këtu, por dhe për shtetet anëtare. Presidenca e BE-së është e angazhuar dhe e përkushtuar për të gjetur zgjidhje dhe po ashtu e njëjta gjë vlen dhe për Komisionin Europian. Por është ende shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhë. Ne jemi tërësisht të angazhuar dhe duam që kjo gjë të ndodhë.”

Përmbushja e detyrave të shtëpisë për Kryeministrin Rama është një test  i kaluar tashmë, por se sa do të zgjasë agonia e palës shqiptare deri në zgjidhjen e konfliktit mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut, për këtë Rama tha se do të presë mbledhjen e këshillit.

EDI RAMA – KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Të presim mbledhjen e Këshillit, të shikojmë a do ketë apo nuk do të ketë zhvillime dhe më tutje, këtu jemi prapë, nuk ka asnjë minutë të humbur nga ana jonë, kjo ka rëndësi. Ne nuk kemi asnjë lloj shqetësimi apo arsyeje për të thënë që ne po sakrifikohemi, sepse ndërkohë ne këtu jemi me Bashkimin Europian e po vazhdojmë punën për të përmirësuar jetën e të ardhmen e shqiptarëve. Për sa kohë ne, Komisioni Europian, jo këtë vit, por tanimë prej 3 vitesh na ka thënë që detyrat i keni bërë si duhet e i ka kërkuar Këshillit Europian që të pranojë rezultatin e detyrave dhe të hapë më tutje fazën tjetër të procesit, ne jemi  të qetë.

E shikoni atë traun atje. Ai trau ku kemi lidhur fijet ne është BE. Ne jemi këtu, vazhdojmë tezgjahun tonë, pak nga pak, fijet janë lidhur por është gjithë kjo rrugë për t’u bërë. E çfarëdo që të bëjnë ata që janë te trau po t’u shkojmë ne atje me standardet, me vlerat, me parimet, me sistemin që funksion, mbaroi puna.”

Në këtë samit vendet e Ballkanit Perëndimor adresuan një kërkesë ndaj Komisionerit për Zgjerimin lidhur me lëvizjen e lirë të qytetarëve në hapërsirën e shengen, duke i kërkuar unionit njohjen e pasaportës së gjelbër të vaksinimit.

EDI RAMA –  KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë, në aspektin tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në gjithë BE dhe edhe ne të lëvizim lirisht në BE. Eshtë BE që vendos këtë punë, sepse ne lëvizim në oborrin e tyre se në oborrin tonë jemi në rregull, jemi më mirë se ata nga ana e situatës  shëndetësore.  Por për në oborrin e tyre flasin këta. “

Edhe për këtë çështje Komisioneri Varheji konfirmoi angazhimin e tij.

OLIVÉR VÁRHELYI – KOMISIONER PËR ZGJERIMIN NË BE

“Shikojmë që kjo lloj situate në Ballkanin Perëndimor është përmirësuar. Sigurisht që ne do të shikojmë një lehtësim në udhëtim. Askush nuk duhet ta shikojë si çështje diplomatike apo politike, por kjo është vërtetë një çështje që ka të bëjë me shëndetin publik. Por unë besoj se me fillimin e sezonit veror në fillim të korrikut, kjo çështje do të jetë pjesë e historisë sonë të përbashkët.”

Por kjo vizitë në Tiranë e Komisionerit për Zgjerimin solli edhe një tjetër lajm të mirë për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, atë për fillimin e një plani ekonomik dhe investimesh prej 30 miliardë eurosh që BE-ja ka vendosur të japë për rajonin.  

OLIVÉR VÁRHELYI – KOMISIONER PËR ZGJERIMIN NË BE

“Ky plan ekonomik dhe plan investimesh do të japë rezultatet e veta vetëm në rast se vetë ky rajon punon për këtë treg rajonal dhe ky është edhe mjedisi ku do të funksionojë ky treg rajonal.”

 Dhe shëmbullin e parë e dhanë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat firmosën marrëveshjen për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar./Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia