close

VAZHDOJNË BISEDIMET RRETH STATUSIT TË PSP-së

Plani B i Deskoskës, juridikisht i gabueshëm për opozitën


Pushteti dhe opozita nuk flasin në mënyrë të vendosur ose me optimizëm për zgjidhje të mundshme rreth ligjit për PSP-në. Lideri i opozitares VMRO-DPMNE planin B të propozuar nga ministrja për Drejtësi Renata Deskoska e komentoi si juridikisht të gabueshëm, në shërbim të padrejtësisë, ndërsa nënkryetarja e LSDM-së Milla Carovska pohon se për përparim të vendit duhet të mbijetojnë kapacitetet e PSP-së.

Plani B për zgjidhjen e fatit të Prokurorisë Speciale Publike është juridikisht i gabueshëm dhe kjo është në shërbim të padrejtësisë, kështu lideri i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski e komentoi propozimin e ministres për Drejtësi Renata Deskoska. Mickoski nuk deshi të përgjigjet nëse është optimist për gjetjen e zgjidhjes, por theksoi se duhet t’i lëmë ekipet të punojnë.

“Unë nuk flas me fjalorin ka apo nuk ka, kam qenë i qartë dhe i saktë. Ekipet e punës bisedojnë dhe pozita jonë është parimore, me baza të respektimit të kushtetutës dhe ligjeve në drejtim të së drejtës pa përjashtim për secilin.”- tha Hristjan Mickoski VMRO-DPMNE.

Rreth asaj si ecin bisedimet rreth ligjit për PSP-në nënkryetarja e LSDM-së Milla Carovska theksoi se kapacitetet e asaj prokurorie duhet të mbijetojnë, pa shtet të së drejtës nuk mund të ecim përpara.

“Mendoj se ajo që është krijuar si kapacitet në PSP, jam e sigurt se duhet të mbijetojë në vendin tonë sepse pa shtet të së drejtës dhe pa sisteme që janë të përshtatshme për mbrojtjen e qytetarëve nga krimi nuk mund të ecim përpara dhe për këtë arsye jam e sigurt se Kryeministri dhe Grupi i Bisedimeve do të gjejnë zgjidhje.” –shprehet Mila Carovska, Nëkryetare e LSDM-së.

Në rast se shefja e PSP-së Katica Janeva do të shkarkohet para se të miratohet ligji për prokurori dhe pa statusin e zgjidhur të PSP-së mundësia që lëndët të bien në ujë, presidenti i shkarkuar i Këshillit të Prokurorëve Publikë Kole Shterjov deklaroi se për momentin kjo nuk është puna e tyre.

“Unë nuk merrem aspak më këtë çështje, sot kam dalë t’ju njoftoj çfarë bën këshilli, cila është gjendja dhe pasojat e saj, për momentin kjo nuk është puna jonë.” –shprehet Kole Shterjov, President i shkarkuar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Është pikëpyetje nëse këtë muaj do të zgjidhet statusi i PSP-së, sipas opozitës ekziston mundësia për takim liderësh, ndërsa brenda strukturave të pushtetit ekziston bindja se emërimi i u.d. prokuror publik do t’a vazhdonte punën e prokurorisë. /Verica Dimitrijevska/