Krerët e Bashkimit Evropian kanë rifilluar bisedimet në Bruksel, pasi gjatë takimit të së dielës nuk arritën pajtim për emërimet në pozitat udhëheqëse të BE-së. Kryesuesi i samitit, Donald Tusk, bëri të ditur se po zhvillohen edhe bisedime bilaterale mes vendeve anëtare.
Ai tha se disa liderë e kanë propozuar holandezin socialist, Frans Timmermans, si kreun e ri të Komisionit Evropian. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pranë vendimit për të emëruar Timmermansin si president të Komisionit Evropian, për ta zëvendësuar Jean- Claude Juncker. /Agjencitë/