close
Showbiz

VAZHDON BETEJA LIGJORE E BRITNEY SPEARS

YGYKZQVTNJBEHDWU5MYJNZ6UAQ

KËRKON T’I DREJTOHET VETË GJYKATËS PËR ÇËSHTJEN E KUJDESTARISË


Një avokat i Britney Spears ka depozituar në gjykatë kërkesën e këngëtares që të flasë drejtpërdrejt vetë për çështjen e kujdestarisë. Babait të këngëtares, Jamie Spears, iu dha kontrolli mbi çështjet e saj personale dhe të biznesit me një vendim gjykate në 2008.

Urdhri u dha fillimisht pasi ylli i muzikës pop u shtrua në spital me shqetësime për shëndetin mendor. Dokumentari i publikuar nga Spears në fillim të këtij viti ka shkaktuar një shqyrtim të ri mbi marrëveshjen. Një lëvizje e mbëhtetësve të këngëtares, e njohur si fushata #FreeBritney, ka mbështetur luftën e saj ligjore për të rifituar autonominë e saj.

“Klientja ime ka kërkuar një seancë dëgjimore në të cilën ajo mund t’i drejtohet gjykatës drejtpërdrejtë”, tha avokati i saj. Ndërkohë Gjykatësi caktoi një datë të seancës dëgjimore për 23 Qershorin.

Mbetet akoma e paqartë nëse Britney Spears do të paraqitet personalisht dhe çfarë do të thotë. Këngëtarja më parë përmes avokatëve ishte shprehur se nuk dëshiron që babai i saj të mbikëqyrë punët personale.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia