close

VDEKJA E MIRA MARKOVIQIT – REAGIME NË SERBI

E veja e Sllobodan Millosheviçit, Mira Markoviç ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare, raportojnë mediat serbe. Sipas njoftimeve ajo ndërroi jetë në një spital rus në Sotçi ose në Moskë, të dhënat janë kundërshtuese. Mira Markoviq flitej se jetonte në Moskë nga viti 2003.

Mira Markoviq, e veja e presidentit të përgjakjes ballkanike, Sllobodan Millosheviq, ka ndërruar jetë një muaj pasi gjykata në Serbi e anuloj akuzën ndaj saj. Ajo ka ndërruar jetë në Moskë pas një lëndimi pasi kishte rënë dhe kishte thyer dorën dhe një sëmundje mushkërishë.

Mira, nuk kishte qenë thjeshtë zonja e parë e Serbisë. Ajo konsiderohet si një nga projektueset e ideve të bashkëshortit të saj dhe me partine e së majtës jugosllovene JUL, kishte qenë pjesë e sistemit. Gruaja e imët, sociologia me 100 punime shkencore, kishte përfunduar në arrati në Rusi, atje ku ishte edhe anëtare e akademisë së shkencave. Alleksandar Vasoviq, tani gazetar i Reuters, në atë kohë punonte për median e lirë B92. Rolin e saj e sheh si të rëndësishëm për atë që ndodhi në shpërberjen e Jugosllavisë.

“Mira Markovic, ka qenë pëshpëritëse e Sllobodan Milloshevicit. Politikat e mëdha I ka udhëhequr vet ai, por Mira ka patur një rol të rëndësishëm sidomos brenda në Serbi dhe ka qenë ndihmuese e politikës, pavarësisht se punët e rënda i kanë kryer njerëzit e tij.” –tha Aleksandar Vasoviq, Gazetar.

Varrimi i saj ende nuk dihet se si do të bëhet pasi Sllobodan Millosheviq, ishte varrosur në oborrin e familjes, pa nderime shtetërore. Por, tani një pjesë e medias e qajnë vdekjen e saj.

“Familja Milloshevic dhe Mira në Serbi shihen njësoj sic është edhe politika e ndarë sot. Një pjesë do ta qajnë, një pjesë do ti mbajnë mend si djajtë e zinjë të këtij shteti, kurse të tjerët do të mundohen ta analizojnë. Gjithsesi roli më i madh në histori do t’i takoj vetëm Sllobodan Milloshevicit.”- deklaroi Aleksandar Vasoviq, Gazetar.

Markoviq ishte kërkuar, por vonë. Rusia kishte konfirmuar azilin e saj politik dhe derisa ishte e kërkuara numër një, në Moskë ku qëndroi 16 vjet, ajo ligjeronte dhe bënte jetë luksoze. /Idro Seferi, Beograd/