Ish-diktatori i Bangladeshit, Hussain Muhammad Ershad – i cili kishte ardhur në pushtet përmes një puçi ushtarak më 1982 – ka vdekur në moshën 91-vjeçare. Ish-presidenti kishte pasur probleme shëndetësore dhe ishte shtrirë në spital në fund të muajit qershor.Shefi i Ushtrisë, që ishte shndërruar në president, kishte udhëhequr me Bangladeshin nga viti 1982 deri më 1990, por Ershad arriti që të mbetet aktiv në skenën politike të Bangladeshit, deri në fund të jetës së tij. /Agjencitë/
VDES ISH-DIKTATORI I BANGLADESHIT
