Ka vdekur në moshën 95 vjeçare Robert Mugabe, udhëheqësi i parë i Zimbabvesë, pas pavarësisë së fituar më 1980. Ai u përmbys nga pushteti pëmes një puçi ushtarak në nëntor të vitit 2017, duke i dhënë fund sundimit të tij prej 37 vitesh.
Vitet e para të sundimit të tij u vlerësuan për përkushtimin ndaj shëndetësisë dhe arsimit, por programi i tij i diskutueshëm për reformën e pronave shkaktoi një kolaps ekonomik, dhe vitet e tij të fundit u shënuan me rritje të shkeljes së të të drejtave të njeriut dhe të korrupsionit.
Presidentin kontradiktor, heroin kombëtar të çlirimit të vendit nga sundimi koalonial, e kanë akuzuar për shtypjen me dhunë të opozitës dhe shkatërrimin e vendit. Ishte i njohur për ofendimin ndaj Perëndimit, të kundërshtarëve të tij politik si dhe të gazetarëve. /Agjencitë/