close

VDES PRESIDENTI I TUNIZISË, BEJI CIAD ESSEBSI

Ka vdekur presidenti 92 vjeçar i Tunizisë, Beji Caid Essebsi, pasi ishte dërguar në një spital ushtarak të mërkurën. Ai ka qenë një figurë e rëndësishme e tranzicionit të këtij vendi të Afrikës Veriore, drejt demokracisë pas një revolucioni të vitit 2011. Sipas kushtetutës, kryetari i parlamentit përkohësisht do të shërbejë si president. /Agjencitë/