Në tubimin zgjedhor në Veles, kandidatja e patisë opozitare VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, pyeti nëse për qeverinë vlejnë ligjet në lidhje me përdorimin e himnit të Maqedonisë, duke sugjeruar se si pasojë e Marrëveshjes së Prespës, himni përdoret vetëm si muzikë, por jo me fjalët e tij. Por, siç theksoi –kur na e ndalojnë ne vetë do ta këndojmë himnin me zë.
Në fillim të takimit me qytetarët e Velesit, Gordana Siljanovska-Davkova dy herë parashtroi pyetjen: A është Maqedonia e lirë në qoftë se është irredentizëm të këndohet himni, sipas Kushtetutës himni, stema dhe flamuri janë tre simbolet më të rëndësishme të vendit, po a vlejnë ligjet për qeverinë, pyeti Siljanovska, në lidhje me informacionet se në gara sportive himni i shtetit ka qenë i intonuar pa fjalë:
“Pasi nuk ka ligj që miratohet me 2/3 e shumicës, njëlloj si miratohet edhe Kushtetuta që të tregohet se sa e madhe është rëndësia e himnit. A vlen ky ligj për kryeministrin dhe për Qeverinë? Nënkuptohet se të gjithë janë nën Kushtetutën dhe nën ligjin në një vend të lirë. Por unë pyes veten a është ky vend ende i lirë?” –tha Gordana Siljanovska.
Siljanovska shtoi se që në fazën e bisedimeve për Marrëvershjen e Prespës ka paralajmëruar se i pari qe do të goditet do të jetë himni, por nga Qeveria ka marrë pergjigje cinike se gabon. Në tubimin e mbrëmshëm në Veles ajo theksoi se ‘nuk e di kush u jep të drejtë t’i heqin fjalët nga himni, pasiqë himni nuk është vetëm muzikë’, por është simbol nacional dhe historik. /Biljana Georgievska/