close
Top LajmeVendi

 VELJANOVSKI “LUT” KOLEGËT PËR MANDATIN 

Protestuesit-ne-portat-e-Kuvendit

Misovski rikujton se çfarë përjetoi natën e 27 prillit


Komisioni parlamentar për mandate dhe emërime debaton për kërkesën për marrjen e imunitetit ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së i cili u ndalua si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

Nuk e bindi prokurorinë që nuk ka lidhje me ngjarjet e 27 prillit, e u mundua që ta bind Komisionin parlamentar me një fjalim 20 minutash që mos t’ia heqin imunitetin.  Deputeti Trajko Veljanovski, tha që ka vepruar në bazë të rregullores, kurse nuk sheh asgjë të keqe në porositë që dolën në publik ku ka komunikuar me ish kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskin.

“Telefoni im është marrë në fund të nëntorit të 2017-tës. Është ekzaminuar, u thirra në Prokurori që të jap dëshmi, mos më kapni për fjale, por mendoj se ka qenë në Janar të 2018-tës. Unë doja që të largohem pa kësi ndodhi, në një mënyrë shumë më normale dhe më të mirë nga posti kryetar i Kuvendit.” –tha Deputeti Trajko Veljanovski.

Por fjalimi i Veljanovskit nuk i bëri përshtypje deputetit Goran Misovski.  Ai madje kishte marrë një gurë me vete për ta ilustruar se çfarë kane pësuar natën e 27 prillit.

“Kjo ka mbi 300 gram dhe ka forcë më të madhe vrasëse se një plumb, ra para këmbeve mia… A ia vlen që për hire të çfarëdo procedure, dikush të organizojë që të vriten deputet? “ shprehet deputetit Goran Misovski.

Debati vazhdoi me akuza dhe kundër akuza nga të dyja palët, e kryetari i Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit Dhe Imunitetit, Pavle Bogoevski, disa herë duhej t’i rikujtoj palët se gjykimin do ta bëjnë organet kompetente, e jo Kuvendi. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia