close

VENDIMI I AIRBUS: LAMTUMIRË GJIGANTIT A380

Në një deklaratë, kompania tha se do të bëjë dorëzimet e fundit të porosive të avionëve në 2021. Vendimi vjen pasi Emirates, klienti më i madh i A380, reduktoi porositë e saj.  Avioni i kushtueshëm në fakt është përpjekur shumë të konkurrojë me modelet më të vogla dhe më efikase.

“Si rezultat i këtij vendimi, ne nuk kemi më bazë të mbështesim prodhimin pavarësisht përpjekjeve tona për shitje tek kompani të tjera në vitet e fundit. Kjo çon në përfundimin e shpërndarjes së avionëve A380 në 2021”, tha shefi ekzekutiv i Airbus, Tom Enders. /Agjencitë/