Vendit i duhen ekspert ndërkombëtar për të luftuar korrupsionin

POLITIKA DUHET TI LARGOJ DUART NGA GJYQËSORI

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Anëtari i Antikorrupsionit, Shemsi Sallai në emisionin Klan Debat shprehet i zhgënjyer nga veprimi i organeve të drejtësisë në lidhje me iniciativat që ky komision i ka ngritur deri tani, ku sipas tij është konstatuar korrupsion. KSHPK është i pafuqishme në këtë drejtim shprehet ai. Sipas tij, ndikimi tek tenderet, përbën sferën me më shumë raste korruptive në vend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Një pjesë e madhe e paraqitjeve për korrupsion janë nga prokurimet publike. Aty hyjnë prokurimet publike dhe në Shëndetësi edhe në institucionet tjera edhe në ndërmarrjet me kapital shtetëror, dmth si në një sektor horizontal ku përfshin të gjitha sferat e shoqërisë. Pastaj kemi në gjyqësi, por ka disa gjëra që ne mund të prekemi. Ne nuk mund t’i prekim aktet e sjella nga gjyqtarët… Sfera më e madhe është tek prokurimi sepse aty ndahen tenderet… ka raste të shumta edhe tek punësimet dhe ndikimi për punësime” – tha Shemsi Sallai, anëtar i anti-korrupsionit.

Për Ilir Isenin nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve nuk janë të gjithë gjykatësit të korruptuar, për çdo konstatim sipas tij duhet të ketë prova konkrete dhe vendime përkatëse gjyqësore.

“Korrupsioni ka emër dhe mbiemër dhe lirisht duhet të adresohet dhe theksohet se psh. Ilir Iseni është i korruptuar, ka procedurë gjyqësore, është konstatuar me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor dhe ai do të dalë nga radhët e gjakatësve. Por është shumë e rrezikshme të thuhet se të gjithë gjykatësit janë të korruptuar, apo prokurorë apo të gjithë mjekët”, deklaroi Ilir ISeni.

Për të luftuar këtë dukuri profesori univeritar Bashkim Selmani vlerson se vendit i duhen ekspert ndërkombëtar për të bërë reformat e nevojshme.

”Deri më tani evropa ka investuar shumë nëpër gjykata dhe të gjitha këto investime nuk kanë rezulotar të sukseshme. Evropa ato investime që i ka bërë do vije dita të kërkoje rezultate. Neve na duhen ekspert të huaj për të bërë reformat e duhura” – tha Bashkim Selmani, profesor universitar.

Bashkëbiseduesit vlersojnë se politika duhet ti largoj duart nga gjyqësori, sipas tyre, nëse duam gjyqësor të pavarur duhet gjykatës të pavarur. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share