close

VENEZUELA ZHYTET SËRISH NË ERRËSIRË

Karakasi dhe pjesë të tjera të Venezuelës janë zhytur në terr të hënën ndërsa qeveria fajësoi për ngjarjen një sulm elektromagetik. Dritat u fikën në pjesën më të madhe të qytetit, ndërsa njerëzit në pjesë të tjera të vendit denoncuan në mediet sociale mungesën e tyre të energjisë.

“Të dhënat e para sipas një hetimi, të çojnë të mendosh për ekzistencën e një sulmi elektromagnetik që kishte si qëllim të prekte sistemet hidroelektrike të Guajanës –, tha Ministri i Komunikimit Rodrigez në një deklaratë për shtyp. /Agjencitë/