close

VENEZUELË: AVIONËT AMERIKANË ME NDIHMA NË KOLUMBI

Avionët ushtarakë amerikanë po zbarkojnë ndihma humanitare për Venezuelën në qytetin kufitar Kolumbian të Cucutas. Ndihmat po magazinohen me kërkesë të udhëheqësit të opozitës së Venezuelës, Juan Guaidó, i cili u deklarua president i përkohshëm muajin e kaluar. Presidenti Nicolás Maduro ka pohuar se ndihma është pjesë e një komploti të SHBA-së për të fshehur një pushtim në Venezuelë.

Guaidó tha se rreth 600,000 vullnetarë venezuelanë do të merrnin ndihmat përtej kufirit më 23 shkurt. Mbetet e paqartë nëse ndihmat do të lejohen të hyjnë në Venezuelë. Duke folur në një konferencë shtypi në Cucuta, administratori i USAID, Mark Green, tha se ndihmat ishin kërkuar nga Z. Guaido sepse Venezuela po përballet me një krizë humanitare në rritje. /Agjencitë/