Kamionët e parë me ndihma humanitare për popullsinë e Venezuelës tashmë kanë arritur në qytetin kufitar të Cucutas në Kolumbi, por nuk dihet se a do të mund të kalojnë në territorin venezuelas për shkak të bllokimit të rrugës nga ushtria e këtij vendi.
Kamionët po qëndrojnë të parkuar afër urës “Tienditas”, e cila është bllokuar nga trupat ushtarake të Venezuelës. Presidenti i vendit, Nicolas Maduro, i cili gëzon mbështetjen e ushtrisë, ka vendosur të mos e lejojë hyrjen e këtyre ndihmave në vendin e tij. /Agjencitë/