close
Bota

VENEZUELË: DISA SHTETE TË BE-SË PRITET TA NJOHIN GUAIDON SI PRESIDENT 

22053666-2BAB-4B10-A7E7-31985A4F6E67_w1023_r1_s

Shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian pritet që ta njohin liderin opozitar, Juan Guaido si president të Venezuelës, teksa afati prej tetë ditësh për presidentin Nicolas Maduro për të shpallur zgjedhje të reja, kalon sot. Maduro ka refuzuar kërkesën e shtetit të Gjermanisë, Francës, Britanisë, Spanjës, Portugalisë, Holandës dhe Belgjikës, duke e cilësuar si “pafytyrësi”.

Maduro u tha mbështetësve të tij gjatë një tubimi më 2 shkurt në Karakas se “unë jam presidenti i vërtetë i Venezuelës”.Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe shtetet kyçe të rajonit – përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Argjentinë – tashmë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Guaidon. Shtetet e tjera, përfshirë Rusinë – që kanë lidhje të ngushta ushtarake me Qeverinë socialiste të Venezuelës – mbështesin Maduron.

Uashingtoni i ka bërë thirrje ushtrisë së Venezuelës që të mbështesë liderin opozitar Guaido i cili u vetshpall president më 23 janar, dhe një gjeneral në forcat ajrore, Francisco Yanez është bërë ushtaraku i parë që ka njohur Guaidon si udhëheqës të shtetit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia