close
Bota

VENEZUELË: MADURO MUND TA ARRESTOJË GUAIDON

Screenshot_3

Lideri i opozitës në Venezuelë Huan Guaido, i cili ndodhet ende në Kolumbi, paralajmëroi Maduron se nëse do të arrestohej, atëherë reagimi nga njerëzit, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar do të ishte i paprecedentë.

Me anë të një mesazhi në Tuiter lideri i opozitës në Venezuelë tha se po vijonte bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtare për presionin e domosdoshëm për çlirimin e vendit.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë të ditur se do i kërkojnë këshilli të sigurisë së OKB-së që të votojë këtë javë një rezolutë në mënyrë që ndihmat huumanitare të hyjnë në Venezuelë. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia