close

VENEZUELË: NDALOHET HYRJA E EURODEPUTETËVE

Qeveria venezueliane ndaloi pasditen e të dielës hyrjen në vend, në aeroportin ndërkombëtar në Karakas, të një delegacioni eurodeputetësh të Partisë Popullore Europiane, i cili ishte ftuar nga Asambleja kombëtare. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “El Nacional”.

Delegacioni i nisur nga Madridi përbëhej nga pesë eurodeputetë.Pas disa procedurave, atyre iu komunikua nga Ministria e Jashtme venezueliane se nuk mund të hynin në vend pa shpjeguar arsyet. Më pas, ata u rikthyen në Madrid me një avion tjetër. /Agjencitë/