Qindra njerëz janë vrarë nga policia sekrete e Nicolas Maduros në Venezuelë që prej nisjes së protestave muajin e shkuar. Ata po ekzekutohen nga njësia speciale e komandove, e njohur si FAES. Kjo njësi është krijuar në vitin 2017 për operacionet kundër grupeve kriminale.
Ajo mendohet se është përgjegjëse për vrasjen e shumë demonstruesve. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo njësi sulmon kryesisht të rinjtë që jetojnë në periferi, duke vrarë aktivistët politikë. “Qëllimi i Maduros është që të mbjellë frikë,” thotë Rafael Uzcategui, koordinator i një grupi për të drejtat e njeriut në Venezuelë. /Agjencitë/