Ivanovski: Presidenti solli deri tek një sistem jofunksional
Presidenti Ivanov me refuzimin që ti nënshkruajë dekretet e pakos së re të 11 ligjeve të votuara në Parlament rrezikon bllokimin e të gjithë sistemit në vend – thotë ish-Gjykatësi i Kushtetueses Trendafil Ivanovski. Ai shton se duke marrë parasysh përbërjen e forcave në Kuvend, mekanizmi i “impiçmentit” të shefit të shtetit, vitet e fundit është i pazbatueshëm, për ç`shkak Ivanovi vazhdon ta shkelë kushtetutën. Gjykatësi Ivanovski nuk përjashton mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të mos sigurohet censusi i nevojshëm, që të bëhen ndryshime kushtetuese për të zgjedhur presidentin e vendit në Kuvend.
Me refuzimin e Presidentit Ivanov që t’i dekretojë 11 ligjet e votuara në Kuvend, kemi ardhur në situatë të një sistemi jofunksional të papërgjegjshëm kushtetues, ku shkeljet e kushtetuës po bëhen rregulla – vlerëson ish-Gjykatësi i Kushtetuteses Trendafil Ivanovski. Por, me refuzimin që ta pranojë dhe zbatojë emrin e zgjeruar të vendit, Presidenti në mënyrë plotësuese komplikon situatën.
“Madje nëse edhe e nënshkruan me cfarë do dekreti, ai do ta nënshkruajë me titulus të shtetit, që nuk është konform statusit të tashëm kushtetueso-juridik. Sipas kësaj edhe nëse do ta nënshkruajë si President I Republikës së Maqedonisë, do të paraqitet problemi tjetër se me këtë sërish shkel Kushtetutën. Sipas kësaj kemi një sërë shkeljes të kushtetutës. Kjo ishte edhe me Ligjin e gjuhëve, u bë një presedan edhe me Marrëveshjen e Prespës, me shpalljen e asaj Marrëveshjeje, dhe është shumë keq kur kjo bëhet rregull, sepse kjo do të thotë shkelje të ligjeve, mirëpo një mekanizëm tjetër kushtetueso-juridik tek ne nuk ka” -deklaroi Trendafil Ivanovski- Ish-Gjykatës i Kushtetueses.
Përveç shkeljes së kushtetutës, ish-Gjykatësi Ivanovski në këto procedura të Presidentit të vendit, sheh edhe rrezikun e bllokimit të vendit.
“Duke marrë parasysh funksionet që i ka vetë presidenti i Republikës, mund të bllokohet i tërë sistemi, të bllokohet funksionimi, armata, e gjithë ajo që do të thotë ingerenca të presidentit të vendit, dhe pritjet se do të vijë koha kur ky President do të zëvendësohet me tjetër, është joracionale joserioze. Por në politikën tonë, siç po zhvillohet, do të duhet kështu të bëhet” – shprehet Trendafil Ivanovski- Ish-Gjykatës i Kushtetueses.
Bashkëbiseduesi ynë nuk përjashton mundësinë që zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 21 Prill të përfundojnë me zgjedhje në Kuvend, nëse nuk arrihet censusi prej 40%.
“Nëse edhe kjo nuk sigurohet, atëherë e gjithë procedura duhet të përsëritet. Garanca se procedura e përsëritur nuk do ta jep efektin e njëjtë është e pranishme. Për këtë shkak vendosen këto dilemma, nëse nuk duhet të shkohet me zgjedhje të Presidentit të Republikës në Kuvend. Tani nuk ka mundësi kushtetuese, por nëse nevojat këtë e kërkojnë, nëse subjektet politike, ashtu sic janë vendosin për këtë, atëherë do të duhet të bëjnë një ndryshim kushtetues, me 2/3 e votave dhe të jepet mundësia që presidenti të zgjidhet në Parlament.” – vlerëson Trendafil Ivanovski- Ish-Gjykatës i Kushtetueses.
Ish-Gjyjkatësi në Gjykatën Kushtetuese, Trendafil Ivanovski duke dashur ta përshkruajë situatën e komplikuar ku shefi i shtetit vendos vendin, me dozë humori thotë se edhe ateistët vijnë në situatë t’i luten zotit, që dikush t’i ndihmojë ose në njëfarë mënyre këto situata të mposhten. /Biljana Goeorgievska/