Murtezani: Gjinia femërore më e prekur nga depresioni
Vera sipas ekspertëve është e vetme e cila shkakton shumë kriza mendore tek shumica e njerëzve e në veçanti tek personat me probleme psikologjike. Sipas statistikave gjatë verës rritet numri i rasteve urgjente të cilët kërkojnë ndihmë në Klinikat e Psikiatrisë në mbarë vendin. Sipas psikologut Lulzim Murtezani gjinia femërore është më e prekur nga depresioni. Ndërkaq nga ana tjetër depresioni prek majat e listës si një ndër sëmundjet më të shpeshta tek pacientët në mbarë vendin.
Ngritja e temperaturave, dinamika e jetës, si dhe ditët e gjata të verës janë disa nga shkaqet që shpien në depresion gjatë verës, e që sjellin shqetësime në veçanti tek pacientët me sëmundje psikologjike, vlerëson psikologu Lulzim Murtezani.
Depresioni është një ndër sëmundjet psikiatrike më të shpeshta që paraqitet tek pacientët, e njëjta shënon rritje në vendin tonë, por edhe në nivel botëror.
Sipas statistikave në Ambulancën e Klinikës Psikiatrike regjistrohen rreth 15.000 raste të cilët janë me sëmundje mendore, ndërkaq depresioni prek majën e listës si një ndër sëmundjet më të shpeshta tek pacientët të cilët paraqiten në këtë Klinikë për të kërkuar ndihmë. /Lindita Aliu/