close
Top LajmeVendi

VËRSHIMET NË KËRÇOVË: BANORËVE JU DUHET NDIHMË

auto_3-211517761668

Nga komuna e Kërçovës kërkojnë dislokimin e kësaj lagje


 

Banorët e lagjes Prilepska në Kërçovë, ku pas daljes nga shtrati të lumit që kalon nëpër këtë qytet që vërshoi shtëpitë e tyre, ata thonë se kanë humbur gjithçka dhe njëherit kërkojnë nga institucionet kompetente të marrin masa urgjente.

Lagjja Prilepska e cila ishte një ndër më të dëmtuarat si pasojë e vërshimeve që kapluan komunën e Kërçovës mbrëmjen e së Dielës, ende vazhdonë të jetë në gjendje të mjerueshme. Para kamerave të TV Art Channel banorët e kësaj lagje kërkojnë nga organet kompetente që t’ju ndihmohet në këtë drejtim.

Nga komuna e Kërçovës kërkojnë dislokimin e kësaj lagje pasi e njëjta është shumë afër lumit dhe frigohen se ngjarje të tilla mund të përsësriten sërish. Ata shtuan se kjo lagje është në të zezë ku në plan urbanistikë në këtë lagje është paraparë diçka tjetër.

Përndryshe, mbi 800 banorë të Kërçovës kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre si pasojë e vërshimeve që ndodhën mbrëmjen e së dielës dhe 150 shtëpi janë vërshuar nga uji, balta dhe mbeturinat. /XH. I. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia