Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se të gjitha qeveritë mund të bien kur janë në pyetje raportet me Shtetet e Bashkuara dhe prezencën amerikane në Kosovë. I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e disa përfaqësuesve institucional se zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar mbylljen e kampit ushtarak amerikan “Bondstill”, Veseli tha se “gjitha qeveritë mund të bien por jo edhe të largohet amerikanët nga Kosova”. /Agjencitë/
VESELI: JO TË LARGOHEN AMERIKANËT NGA KOSOVA
