close

(VIDEO) ANTIKORRUPSIONI KËRKON DOKUMENTACIONIN NGA M-NAV

Sonte pjesa e dytë e “bombës” për Rashkovskin


Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka kërkuar dokumentacioni nga M-NAV për tenderin që e fitoi “Leonardo”. Ata e kanë dëgjuar audio xhirimit, kurse po mblidhen edhe të dhëna tjera.

“Jemi në fazë ku po mbledhim të dhëna, e se çka do të pasojë do ju informojmë.” – tha Vlladimir Georgiev, Anëtarë i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

Nga komisioni sot informuan se në bazë të rekomandimeve të GREKO-s, Qeveria do të duhet të angazhojë këshilltar për çështje etike, e gazetarët e pyetën Georgievin, se a do ta këshillojë edhe Rashkovskin këshilltari i ri.

“Ky person për integritet do të jetë i angazhuar për të gjithë personat në Qeveri, përfshirë këtu edhe Rashkovskin.”  deklaron Vlladimir Georgiev, Anëtarë i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

E portalet që e publikuan audio xhirimin e parë nuk e kanë ndërmend ta lënë me kaq. Ata paralajmëruan se sot në 20:30, do të publikohet edhe pjesa tjetër e bisedës, që sipas tyre, hap dyshime të reja për shkelje të ligjit. /Furkan Saliu/