Video | Deputeti demokrat shkon në Kuvend me një thes me ullinj

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka vendosur që këtë të hënë të shkojë në mënyrë të pazakontë në seancën plenare që zhvillohet në Kuvend.

Ai është filmuar nga gazetarët teksa mbante me vete një thes me ullinj dhe një degë nga pema e ullirit.

 

Kujtojmë që ditën e sotme janë parashikuar dy interpelanca në Kuvend. I pari është kërkuar nga deputetja Dhurata Çupi me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërsa tjetra është kërkuar nga deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ilda Dhori me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Në fund të rendit të ditës janë parashikuar diskutime dhe çështje të evidentuara nga zgjedhësit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share