close

(VIDEO) EDHE NJË KOMPANI NË ZIZHT TETOVË  

300 vende të reja pune, Bekteshi inspekton punimet


Nga tetori i këtij viti pritet të fillojë me punë fabrika e re e qelqit në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë. Ky investim prej 9 mln eurosh pritet të hap vende pune për rreth 300 persona.

Ministri Bekteshi theksoi se falë partneritetit publiko-privat po arrihet që të jepen rezultate nga të cilat do të përfitojnë qytetarët. Ai përmendi, impaktin ekonomik, por edhe punësimet si dhe ndikimin e kësaj zone në zbutjen e papunësisë. Por, Lidhur me shqetësimet që ngriti Ministrja e Jashtme norvegjeze Eriksen Sereide, gjatë vizitës në këtë zonë, për lidhjen e kësaj zone me autostradën Shkup-Tetovë, Ministri Bekteshi është zotuar se të gjitha obligimet nga ana e Qeverisë do të përmbushen në afat të caktuar, duke mos saktësuar se kur.

‘Ne si qeveri në bashkëpunim shumë të afërt me drejtuesit e zonës ekonomike të Tetovës bën përpjekje maksimale me të vetmin qëllim që sa më shumë ta zhvillojmë këtë zonë ekonomike e cila do të ketë impakt jo vetëm në zhvillimin e komunës së Tetovës, por njëkohësisht do të ketë impakt edhe në zhvillimin e rajonit. Për ne është një përgjegjësi që të mund të tërheqim investitorë të huaj në bashkëpunim me investitorin privat dhe me siguri të gjitha obligimet të cilat i ka shteti ndaj zonës së lirë ekonomike të Tetovës, më konkretisht të investitorit privat do t’i përmbushi në afat të cilat do të jenë në bashkëpunim me investitorin privat.’ tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë

Menaxheri i projektit Goce Peshev, theksoi se ndërtimi i objektit pritet të përfundojë në fund të këtij muaji, ndërkaq me prodhimin e qelqit pritet të fillohet në tetor të këtij viti.

‘Në Zonën e Lirë ekonomike në Tetovë nga ana e shoqërisë për prodhimtari dhe tregti GlasFlex nga Shkupi do të ndërtohet objekt me një sipërfaqe prej 9 mijë metra katrorë për prodhimin e qelqit të shkrirë dhe të petëzuar dhe llojeve të tjera speciale të qelqit që do të prodhohen këtu. Në muajin gusht duhet të vendosen pajsijet instaluese dhe duhet të arrijnë makineritë të cilat do të vijnë nga Finlanda, Spanja dhe Italia. Duhet të fillojë montimi i makinerive, në muajin shtator do të kontrollohen makineritë dhe në tetor do të fillohet me prodhimin e qelqit. 80% i produkteve do të eksportohen ndërsa 20% do të ngelë në tregun e brendshëm.’shprehet Goce Peshev – Menaxher i Projektit

Menaxhuesit e Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë edhe një herë kanë ngritur cështjen e kycjes së kësaj zone në autostradë, që sipas tyre, do të prodhonte një efekt më të madh ekonomik.

Ndryshe, kompania “GlassFleks”  do të investojë rreth 9 mln euro dhe pritet të punësojë rreth 300 persona./Blerona Jakupi/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!