Shefi i Qeverisë, Zoran Zaev, këtë të enjte, më 11 korrik, do të jetë mysafir në emisionin Klan Debat. Çështjet më aktuale që kanë të bëjnë me qeverisjen dyvjeçare, me arritjet, por edhe dështimet, pritet të jenë në qendër të vëmendjes së bashkëbisedimit me Seladin Xhezairin.
Thonë: më i miri kryetar komune, kryeministri më i guximshëm në historinë e vendit; politikan që nuk denjon t’i përgjigjet çdo qytetari, madje edhe komikëve rusë të cilët i prezantohen si politikanë të tipit Poroshenko apo Stoltenberg!
Zoran Zaev vjen në Klan Debat për të shpalosur të vërtetën e tij për qeverisjen dyvjeçare, për dritëhijet, problemet dhe sfidat në bërjen e shtetit të së drejtës, vendosjen e një shoqërie për të gjithë, procesin e integrimit euro-atlantik, raportet me opozitën maqedonase dhe atë shqiptare…
Kryeministri Zoran Zaev drejtpërdrejt në Klan Debat, të fundit për këtë sezon – të enjten me fillim në orën 20:30 minuta. Na ndiqni!