close
Bota

(VIDEO) GAZË: GAZETARI RAPORTONTE LIVE, PAS TIJ RRËZOHET NDËRTESA

A4B2C69F-D977-4938-973E-6DC9CDFEFADE

Gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë të BBC-së për situatën në Gazë, ekipi televiziv filmoi rrënimin e një ndërtese.

Gazetari I BBC-së, Adnan Elbursh dhe ekipi I tij vazhduna emetimin LIVE, edhe pse nuk e dinin se cka I pret pak më vonë, kurse jeta e tyre ishte në rrezik. Raportimi ishte emetuar të Mërkurën, gjatë eskalimit të konfliktit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.

Në një moment dëgjohet se si udhëheqësi I thotë gazetarit që të largohet nga vendngjarja.

“Adnan, jeni mirë” Ju lutem ndaloni transmetimin nëse jeni në rrezik. Shoh se po bine ndërtesat rreth jush” – thotë udhëheqësi I emisionit. Disa sekonda më vonë një predhë godet ndërtesën, e cila tërësisht rrënohet. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia