close

(VIDEO) HARADINAJ: NË VERI KTHEHET NORMALITETI

Që nga sot janë hapur të gjitha dyqanet, pompat e benzinës e barnatoret që ishin të mbyllura për më shumë se 48 orë në komunat veriore të Kosovës. Kryeministri Haradinaj tha se në veri po kthehet normaliteti.

Me vendim të shoqatës së afaristëve serb, pas dy ditësh proteste në katër komunat veriore të Kosovës janë hapur të gjitha dyqanet ushqimore, furrat e barnatoret. Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj tha se në veri të vendit po kthehet normalitetit pas inskenimit të krizës humanitare atje.

“Sa i përket veriut nuk ka fituar askush. Është me rëndësi që atje po kthehet normaliteti, në kohën kur atje është gjendja ashtu siç është. Ne po i dëgjojmë edhe do debate të vogla të partive opozitare.” -tha Kryeministri i Kosovës, Ramuh Haradinaj.

Pas takimit me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Haradinaj ka komentuar edhe zgjedhjen e institucioneve të Bashkimit Evropian me të cilët shpreson të ketë bashkëpunim.

“Është inkurajues që kryetarja e qeverisë e BE-së do jetë një bashkëpunëtore e afërt e Merkelit dhe mendoj që është një inkurajim i madh për Kosovën.”deklaroi Kryeministri i Kosovës, Ramuh Haradinaj.

Por kryeministri nuk ka dashur të flasë lidhur me atë se a do të kthehet dialogu aty ku ka qenë, pra në institucionet e BE-së, duke thënë se është herët të flitet për këtë çështje dhe nuk ka nevojë për panik nga askush. /Blerta Dalloshi-Berisha/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!