close

(VIDEO) KF RENOVA NISI ME PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI

Klubi i futbollit Renova nga dita e sotme zyrtarisht nisi përgatitjet për kampionatin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë. Shefi i ri i stafit teknik Bujar Islami për Klan Maqedoni bëri publike plan programin e punës gjatë fazave, ku do të zhvillojnë edhe 6-7 ndeshje kontrolluese.

“Faza e parë do të kryhet këtu në Tetovë, ndërsa faza e dytë, pra nga data 11 deri më 21 korrik do të jemi në Ohër, ku do të zhvillohet faza e dytë, ndërsa faza e tretë do të zhvillohet përsëri këtu në Tetovë. Në kuadër të përgatitjeve kemi parapa edhe disa ndeshje kontrolluese.”- tha Bujar Islami, Trajner i KF Renova.

Sa i përket lëvizjeve që kanë ndodhur në merkaton e verës drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti vazhdojnë bashkëpunimin me Argjent Gafurin, Nenad Mishkovskin, Bashkim Velijun dhe Florian Kadriun, ndërsa emra të rinj janë, Ilirid Ademi dhe Lavdrim Skenderi, që rikthehet nga Gostivari. Por ditëve në vijim priten edhe disa prurje tjera.

Presim që në disa reparte të angazhohen edhe disa futbollistë ku do të kemi deficit. Njëher së pari do të kemi disa futbollist me provë, të cilët do të jenë disa ditë me na dhe gjithsesi se do të angazhojmë edhe futbollist të tjerë të cilët do të na nevojiten për këtë sezon garues.” -deklaroi Bujar Islami, Trajner i KF Renova.

Sa i përket ndeshjeve kontrolluese e para do të zhvillohet më 9 korrik kundër Dritës së Bogovinës, më pas do të takohet edhe me Labunishtën, Trayal nga Serbia, Tirana dhe me dy tre ekipe tjera që do të mësohen këto ditë. /Shaban Sinani/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!